​Dita e fundit për regjistrimin e popullsisë, disa qytetarë mbesin pa u regjistruar

Aktuale

​Dita e fundit për regjistrimin e popullsisë, disa qytetarë mbesin pa u regjistruar

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Sot, është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, pas shtyrjes së këtij procesi për disa komuna, megjithatë ka ende një numër të banorëve qe nuk janë regjistruar. Sipas burimeve, disa banorë kanë thënë se të njëjtëve nuk i është paraqitur stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t'i regjistruar, pavarësisht që janë banorë rezident në Fushë Kosovë. Ndonëse, për këtë nga ASK-ja thonë se ka më pak se një për qind që kanë mbetur pa u regjistruar.

Zëdhënësja e ASK-së, Hazbije Qeriqi ka thënë ndonëse një numër i vogël ka mbetur pa u regjistruar kjo është në përputhje me standardet evropiane, mirëpo të dhënat e tyre merren sipas anketave.

Qeriqi: Ne kemi më pak se 1 për qind të qytetarëve të pa regjistruar

"Ata kanë mbetur pa u regjistruar. Procesi i regjistrimit të popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare e ka të lejuar deri në 5 për qind mosmbulurshnerinë në e territorit. Ne kemi më pak se 1 për qind...Ata qe kanë mbetur e kanë pasur këtë javë të shkojnë në qendra tona, çdo komunë ka pas zyre, po ashtu ka qenë edhe numri në ëeb faqe t'i dërgojmë ekipet, ata nuk janë lajmëruar, ne edhe sot punojmë, mund të vinë edhe sot të regjistrohen, sot përmbyllet procesi dhe ne jemi në hap me standardet ndërkombëtare. Sipas njoftimeve më pak se një për qind kanë mbetur pa regjistruar. Ata nuk marrin dënim, por ata që kanë refuzuar të përgjigjen... Ne me anketa tjera si numër të popullsisë në Kosovë ne e nxjerrim", ka bërë të ditur Qeriqi.

Ndërkaq, qytetarët janë shprehur të shqetësuar nga paralajmërimi për gjoba në rast të mos regjistrimit, mirëpo sipas ASK, kjo vlen për ata që janë refuzuar të regjistrohen.

Qytetarja emër i njohur për redaksinë, e cila ka dashur të mbesë anonim ka thënë se deri sot ende nuk iu ka shkuar asnjë ekip për t'i regjistruar.

"Banoj në Fushë Kosovë, mirëpo ende tek ne nuk kanë ardhur të na regjistrojnë, ka fjalë që gjobitemi, mirëpo tek ne nuk janë ardhur të na regjistrojnë, nuk e di çfarë ndodhë me ne tash. Po ashtu nuk kanë lënë ndonjë njoftim para derës ose letër nëse ka qenë", thotë ajo.

Njëjtë kanë thënë edhe disa qytetarë tjerë prapa kamerës së Kp.

Qeveria e Kosovës me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës kishte miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024. Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat