A do të shpërndahet Kuvendi, flet Kusari-Lila

Aktuale

A do të shpërndahet Kuvendi, flet Kusari-Lila

Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:46
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media pasi dështimit të seancës plenare ka folur lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

Kusari theksoi se është pak e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit kur as në seancën për trevjetorin e punës së qeverisjes nuk ka deputetë të mjaftueshëm për tu mbajtur seanca.

“Është pak e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit kur për debat të trevjetorit të qeverisjes ka aq pak deputetë në sallë, e lëre më të mendohet për një situatë e cila do të nënkuptonte përfundimin e punës së legjislaturës së tetë përderisa nuk janë kryer të gjitha pikat”, tha ajo.

Shefja e GP-së së LVV tha se megjithatë ka pak pika që nuk janë trajtuar ende, e që sipas saj, janë në dinamikën dhe ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative.

“Në aspektin legjislativ pozita është e gatshme për të vazhduar mandatin deri në fund dhe për të përmbushur agjendën legjislative…. Kjo legjislaturë është larg më e suksesshme se tjerat…numri i projektligjeve të miratuara, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare është 244 që tejkalon për 22 projektligje më shumë legjislaturën e katërt kur është përmbyllur pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, në vitin 2013, e ku në procedurën omnibus kanë kaluar mbi 30 ligje në ditë…”, tha ajo.

Kusari-Lila u pyet edhe rreth asaj nëse ka pasur ndonjë kushtëzimin për votimin e Kodit Civil me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ajo tha se nuk ka pasur asnjë kushtëzim dhe se në atë takim ishte edhe ajo pjesëmarrëse.

Sipas saj, Kuvendu mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat