Gërvalla takohet me kongresistin amerikan, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Aktuale

Gërvalla takohet me kongresistin amerikan, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Më: 24 maj 2024 Në ora: 15:14
Takimi mes kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla dhe kongresistit William Keating

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington është takuar me kongresistin William Keating.

Ata kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Rritja rekorde ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-ve në transformimin e burimeve të energjisë, si dhe fuqizimi i rolit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kongresistin demokrat, William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gërvalla e ka njoftuar kongresistin amerikan Keating rreth veprimeve të Kosovës në luftimin e krimit e korrupsionit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

Ministrja Gërvalla dhe kongresisti Keating kanë diskutuar edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat