Momenti i sikletshëm i Tahirit me deputetin Dimal Basha: “Hiqmu qafe”

Aktuale

Momenti i sikletshëm i Tahirit me deputetin Dimal Basha: “Hiqmu qafe”

Më: 24 maj 2024 Në ora: 15:20
Besnik Tahiri dhe Dimal Basha

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është gjendur në një situatë të sikletshme sot në një paraqitje para mediave, me deputetin e pushtetit Dimal Basha që i pëshpëriste në vesh.

Derisa Tahiri po përgatitej për t’iu adresuar mediave sot pas përfundimit të seancës plenare të Kuvendit, Basha e pengonte nga prapa.

“Hiqmu qafe”, u dëgjua të pëshpëriste me zë të ulët Tahiri, derisa Basha po i fliste nga pas.

“Veç pak, a do me iu kallxu që kena punu mirë, i ka ra pishman për qita s’po e majmë debatin”, i tha Basha, Tahirit.

Me një buzëqeshje të lehtë, disi i vendosur në siklet, Tahiri i kërkoi përfundimisht deputetit Basha të largohej nga aty.

“A po më largohesh Dimal prej këtu kadale”, i tha Tahiri dhe vazhdoi me deklarimin para mediave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat