“Bosnja në prag të një lufte të re”/ Eksperti shqiptar: Deklarata e Dodik kërcënon sigurinë e Sarajevës

Aktuale

“Bosnja në prag të një lufte të re”/ Eksperti shqiptar: Deklarata e Dodik kërcënon sigurinë e Sarajevës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 17:10
Nuredin Ibishi

Qeveria e Republikës Serpska ka propozuar ndarjen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës Srpska në Srebrenicë të enjten, më 23 maj, kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviç lajmëroi se në 30 ditët e ardhshme, Qeveria e Republikës Srpska (RS) do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Gjithashtu udhëheqësi i republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka thënë se është pro për ndarje paqësore. Lidhur më këto deklarata ka reaguar edhe SHBA, duke dalë kundër këtij propozimi, pasi thekson se një gjë e tillë, nuk nënkupton pavarësi, por fund të republikës Serpska.

Ambasada amerikan shtoi ky propozim nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

Në një intervistë në “Balkan Update”, eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, e cilësoi Dodik si aleatin e Presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë kësaj interviste, Ibishi shtoi se këto deklarata të liderëve të republikës Srpska, kërcënojnë sigurinë e Sarajevës dhe se do të shënonin fillimin e një lufte të re në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ekstremisti Dodik, aleat i Putinit ka paralajmëruar se nëse miratohet rezoluta për gjenocidin e Srebrenicën do të shkyçet nga Federata e Bosnje e Hercegovinës. Kanë ardhur adresime dhe reagime nga komuniteti boshnjak dhe ai kroat, se ai është momenti i fillimit të një lufte të re në Bonsjë e Hercegovinë. Ata kanë shumë territore që janë dhënë me marrëveshjen e Dejtonit ku ka edhe komunitet boshnjak. Ai akoma vazhdon të qëndrojë në të njëjtin pozicion. Ideja për krijimin e botës serbe, Serbisë së madhe, siç thuhet nga Aleksandër Vulin, janë ngritur tensione në Mal të Zi, po ashtu edhe në Kosovë, ka paralajmërime për protesta. Po kërkohet përkrahja e autoriteteve serbe, për gjendjen e serbëve në Kosovë. Kjo është një tentativë që të krijohet një pakënaqësi e përgjithshme”, përfundoi më tej Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat