Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Vuçiq s’është distancuar nga e kaluara e tmerrshme

Aktuale

Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Vuçiq s’është distancuar nga e kaluara e tmerrshme

Më: 24 maj 2024 Në ora: 17:53

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka folur për seancën e mbajtur dje në OKB ku është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Gjenocidit të ndodhur në Srebrenicë.

Rexhepi ka komentuar veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, duke thënë se askujt nuk i hiqet nga mendja deklarata e Vuçiqit se për një serbë të vrarë do të vriten 100 myslimanë.

Ajo në një emision televizivë ka thënë se një deklaratë e tillë mbetet në analet e historisë dhe ka shtuar se sjelljet e Vuçiqit kanë treguar se ai s’është larguar nga e kaluara e tij dhe s’është pishman.

Nga mendja asnjërit prej nesh nuk na hiqet deklarata e tij e famshme, në ditën kur u kryen krimet e Srebrenicës, që për një serb të vrarë të vriten 100 myslimanë. Kjo mbetet në analet e historisë. Sjelljet e tij treguan se ai s’është larguar nga e kaluara e tij, s’është pishman”, ka thënë Emilija Rexhepi.

Ajo tutje ka thënë se Vuçiq s’është distancuar dhe s’ka arritur që të largohet nga e kaluara e tmerrshme.

“Ai s’ka ndryshuar. Nuk është distancuar, s’është ngritur në një stad më të lartë nga ajo e kaluar e tmerrshme”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat