Kapet në flagrancë grupi kriminal që transportonte armë Kosovë-Shqipëri, eksperti i sigurisë rrëfen prapaskenat

Aktuale

Kapet në flagrancë grupi kriminal që transportonte armë Kosovë-Shqipëri, eksperti i sigurisë rrëfen prapaskenat

Më: 24 maj 2024 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Dhjetë armë zjarri të llojit pistoletë janë sekuestruar nga policia në Shqipëri gjatë operacionit “Transportuesi 2”, ku është goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

Armatimi është gjetur në bagazhet e një autobusi të parkuar në një terminal.

Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i sigurisë nga Shqipëria, Fatjon Softa, deklaroi se “Transportuesi 2” është përsëritje e një aksioni të bërë më parë nga drejtoria vendore e policisë Tiranë, ku edhe më parë ka pasur transportim apo nëpërmjet ambalazhimit duke përdorur linjat e transportit publik për linjën nga Kosova në drejtim të Shqipërisë për dërgimin e armëve të lehta, pra pistoleta.

“Dhe në këtë moment kemi këtë operacion, i cili të paktën nga aktiviteti i tyre i gjatë, është mbajtur 7-8 muaj nën vazhdim nga këto struktura dhe deri në finalizimin dhe kapjen në flagrancë në afërsi të Tiranës, pra aty ku është dhe terminali i ndalimit të linjave që vijnë nga vende të tjera”.

“Ishte një operacion i mirë-organizuar, i mbajtur nën kontroll gjatë gjithë rrugës nga Kosova deri në momentin e mbërritjes dhe momenti i ndalimit e kapja në flagrancë e këtyre personave”, deklaroi eksperti Softa në emisionin Info Magazine.

Ai tutje shtoi se bëhet fjalë për persona që bashkëpunonin me një pronar të kësaj linje transporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat