Serbia bllokon kufijtë me Kosovën, flet gazetarja shqiptare

Aktuale

Serbia bllokon kufijtë me Kosovën, flet gazetarja shqiptare

Më: 24 maj 2024 Në ora: 18:40
Ardita Behluli

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), njoftoi sot se të shtunën, në pikëkalimet kufitare me Serbinë do të mbahen protesta.

Lidhur me këtë çështje, Ardita Behluli, gazetare në Luginë, ka thënë se nuk ka informacione zyrtare se të shtunën do të ketë bllokadë të pikave kufitare apo protesta nga serbët.

“Jam munduar që të marrë informacionet zyrtare, deri më tani nuk kam info zyrtare se do të mund të ketë bllokadë të pikave kufitare apo protestë. Më herët kemi kontaktuar edhe shefin e Policisë në Serbi e që është përgjegjës edhe për pikat kufitare. Deri më tani nuk kemi informacion zyrtar se do të ketë protestë apo bllokadë të pikave kufitare”, tha Behluli.

Tutje, ajo shtoi se çdo vendim karshi Kosovës reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë.

“Çfarëdo vendimi që merret karshi Kosovës ajo me automatizëm reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Behluli në Info Magazinë.

Kujtojmë se, më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat