Ish-ushtaraku ‘godet’ Serbinë: Nuk mund të hyni në Kosovë sepse…

Aktuale

Ish-ushtaraku ‘godet’ Serbinë: Nuk mund të hyni në Kosovë sepse…

Më: 24 maj 2024 Në ora: 19:44
Ismet Ibishi

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi ka thënë se lufta në Ukrainë nxit reagimin edhe në anën tjetër duke thënë se Serbia si satelit i Rusisë tenton të krijojë krizë në pjesë të ndryshme të Ballkanit ku Kosova është pjesa më e ndjeshme.

“Siç e dini është intensitet i madh i SHBA-së dhe vendeve evropiane që Ukrainën ta pajisin me armë të fuqishme që të detyrojnë forcat e federatës ruse të tërhiqen nga pjesët e okupuara, kjo nxit reagim në anën tjetër, Serbia si satelit i Rusisë sigurisht që do të krijojë krizë në këtë pjesë të Ballkanit, ku Kosova është pjesa më e ndjeshme në këtë moment”, ka deklaruar Ibishi në një emision.

Ai thotë se Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës pasi NATO-ja është këtu.

Në lidhje me atë se Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizate, i cili do të mbahet në fund të kësaj jave, Ibishi thotë se rruga e Kosovës drejt kësaj organizate është e pakthyeshme dhe se Serbia do të reagojë ashpër si kundërpërgjigje.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron, për t’iu përgjigjur atij që Scholz e quajti “imperializëm brutal” të Rusisë.

Mirëpres faktin që presidenti francez ka theksuar se dimensionin evropian për forcat sulmuese bërthamore të Francës”, shkroi Scholz në një artikull të publikuar në The Economist më 23 maj.

Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”, tha Scholz.

“Evropianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike [brenda NATO-s]”, shtoi ai.

Scholz po ashtu tha se Bashkimi Evropian nuk do të ketë armët e veta bërthamore.

Nuk ka asnjë qëllim për të vënë në dyshim parandalimin bërthamor të Francës”, tha kancelari gjerman.

Muajin e kaluar, Macron tha se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian për mbrojtje.

Para kësaj, Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fuqishme dhe më të integruar të mbrojtjes evropiane, derisa ai paraqiti vizionin e tij të një Bashkimi Evropian më të fuqishëm në skenën evropiane, duke thënë se “Evropa mund të vdesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat