​Protesta në Serbi, QKMK me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Aktuale

​Protesta në Serbi, QKMK me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 20:23
Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se nesër në pikë kalimet kufitare në pjesën e Serbisë janë paralajmëruar protesta.

Andaj ftohen qytetarët që t’i përdorin pikë kalimet kufitare tjera për qarkullim.

Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit në Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) 045 198 000, 045 198 606 dhe pa pagesë 0800 50095.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat