Alarmi nga Kurti në Londër, ekspertët dhe zyrtarët në Kosovë: Serbia mendon për luftë!

Aktuale

Alarmi nga Kurti në Londër, ekspertët dhe zyrtarët në Kosovë: Serbia mendon për luftë!

Më: 24 maj 2024 Në ora: 21:05
Albin Kurti

Alarmi i lëshuar nga kryeministri Albin Kurti për një rrezik të vërtetë për luftë të re në Ballkan pasi Serbia po shton bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, vlerësohet si shumë shqetësues nga ekspertët dhe institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ish-ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi thekson për A2CNN se deklarimet e nivelit kaq të lartë për mundësinë e një lufte përbën një rrezik të madh për rajonin tonë.

“Këshilla e tij për Kosovën është që të rrisë nivelin e gatishmërisë, pas deklarave kërcënuese të Vuçiçit dhe Dodikut.”, thotë Bejtush gashi, ish-ministër i Brendshëm i Kosovës.

Ish-ministri i Mbrojtjes kolonel Anton Quni thotë se duhen bërë veprime mirë të koordinuara me NATON, dhe partnerët e tjerë të sigurisë për çdo veprim në pjesën veriore.

“Rreziku në rritje shikohet pasi Serbia e intensifikoi bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën. Institucionet në Prishtinë dhe Kryeministri Kurti vlerëson se armatosja e shpejtë e Beogradit dhe në sasi të mëdha janë tregues se synon përshkallëzimin për të realizuar ambiciet e saj territoriale ndaj Kosovës dhe Bosnjës.”, shprehet Anton Quni, ish-ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat