Miratimi i rezolutës për Srebrenicën/ Kulla: Bota islame u nda - u hap kutia e Pandorës

Aktuale

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën/ Kulla: Bota islame u nda - u hap kutia e Pandorës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 84 vota pro, 19  vota kundër dhe 68 abstenime rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si dita ndërkombëtare kur Përkujtohen Viktimat e Gjenocidit në Srebrenicë.

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” tha se në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës kemi një ndarje të botës islame.

Më tej paralajmëroi se është hapur loja dhe Serbia, së bashku me aleatët e saj nuk trembet më nga Perëndimi.

“Kemi një ndarje të botës islame për Srebrenicës. Kina që ka rrethuar Tajvanin. Kemi konfliktet Ballkan, Ukrainë, Tajvan, përveç Gazës.

Arroganca e Serbisë është shumë e madhe. Në vitin 1994-1995 Vuçiç ka thënë ‘për një serb që do vritet do të vriten 100 mysliman’. Tani po hapen letrat, kush me kë është. Donin të hapnin kutinë e Pandorës dhe kjo lojë është hapur. Tani nuk tremben më pas kësaj historie, se Rusia ka marrë ¼ të Ukrainës. Kurti di çfarë i thotë shërbimi i inteligjencës kosovare. Po lëviz plani për atë që e quajnë ‘Bota Serbe’. Po parashikojnë një Dejton, ky është objektivi i Serbisë dhe Kinës. Kemi në një pikë delikate. BE hyn në zgjedhje dhe amerikanët kanë zgjedhjet në nëntor. Është bota e  ndarë në dy grupime.”, tha Kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat