Kërçeli: Aq shumë është degraduar sa lagja Kalabria ka marrë emrin e ri “Durrësi”

Aktuale

Kërçeli: Aq shumë është degraduar sa lagja Kalabria ka marrë emrin e ri “Durrësi”

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:02
Ilir Kërçeli

Shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli ka reaguar pas debatit të zhvilluar për planin rregullues të lagjes Kalabria.

Si banor i kësaj lagjeje, Kërçeli thotë se Kalabria përballet me kundërmim të përditshëm nga kolektori, mungesa e hapësirave rekreative, mungesa e ngrohjes qendrore e bredhja e minjve.

“Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtësitë  që u janë bërë qytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficientin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndërtim)” tha mes të tjerash Kërçeli.

Ai shton se do të ishte më mirë të merreshin shembull lagjet tjera dhe ndërtimet në to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat