Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës: Ne do ta formojmë Qeverinë, Bedri Hamza do të jetë kryeministër

Aktuale

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës: Ne do ta formojmë Qeverinë, Bedri Hamza do të jetë kryeministër

Më: 25 maj 2024 Në ora: 07:35
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të reja, Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

Gruda thotë se PDK do të jetë partia që do ta formojë Qeverinë.

“Pas zgjedhjeve të reja do të krijohet një qeveri e re, të cilën do ta udhëheqë Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm. Unë jam i bindur për këtë që Bedri Hamza do të jetë kryeministër. E drejtë e VV-së është që ta thotë si të dëshiron”, tha ai në emisionin “Info Nata”.

Ndërkohë, Gruda thotë se Kosova nuk mund të qëndrojë nën sanksione vetëm pse i “teket Kurtit”

“Rezultate të punës kjo Qeveri nuk ka asnjë. Propaganda nuk kryen punë… Nuk mundet Kosova me vazhdu me mbet e izoluar. Nuk mundemi ne me mbet nën sanksione dhe mos me u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe mos me marrë asnjë njohje veç pse Kurtit iu është tek. Sanksionet janë për fajin e Qeverisë së Kosovës”, deklaroi Gruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat