Asambleja Parlamentare e NATO-s/ Kosova më 27 maj në agjendë, flet deputeti Hyseni

Aktuale

Asambleja Parlamentare e NATO-s/ Kosova më 27 maj në agjendë, flet deputeti Hyseni

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:21 Përditësuar në ora: 17:38 më 25.05.2024
Driton Hyseni

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster teksa ka prezantuar draft raportin në të cilën përmendet Kosova, ka folur edhe për armatimet serbe nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lancaster: Viti 2023 solli konfrontime të dhunshme në veri të Kosovës

Lord Mark Lancaster nga Mbretëria e Bashkuar ka paraqitur Draft raportin, i cili i kushtohet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Lancaster Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli për sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti për këto dy vende.

Draft raporti nga Lord Mark Lancaster (Mbretëria e Bashkuar) paraqiti Draft raportin – që i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilin trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.

Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se ‘viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.

Më tej thuhet se mungesa e marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale. Si përgjigje, aleatet përforcuan misionin e tyre të KFOR-it.

Tutje në raport në anën tjetër, paraliza politike në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) gjithashtu përmban një potencial të fshehtë për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit, e cila ka mbajtur një paqe të dobët midis popujve kryesorë përbërës të vendit për gati 30 vjet.

“Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën paralajmëroi kohët e fundit për "një nivel të paprecedentë sulmesh" kundër zgjidhjes së pasluftës, kryesisht nga Republika Srpska (RS), e cila po shton kërcënimet për t'u shkëputur nga BiH së bashku”, thuhet në raport.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Në kohen sa po prezantohej Draft - raporti për Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën nga Lord Lancester, me delegacionin e Serbisë shihet Goran Rakiq.

Hyseni në Sofje, falënderon Bullgarinë për kontributin e saj në KFOR

Në Komisionin për Mbrojte dhe Siguri delegacioni nga Kosova, kryesuesi deputeti Driton Hyseni, e ka falënderuar shtetin e Bullgarisë për kontributin që po jep në misionin e NATOS-s në Kosovë.

Dërgimi i me shumë trupave të Bullgarisë në kuadër të misionit të KFOR-it a është rrjedhoje në bazë të ndonjë analize të çështjeve të sigurisë, sidomos duke marrë për bazë influencën e Rusisë ne regjion, në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hyseni, raporton RTKlive.

Ai ka thënë se Institucionet e Kosovës po punojnë me KFOR-in për avancimin e vlerave të përbashkëta që NATO ka.

Ndryshe në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte edhe për Kosovën.

Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s në Sofje, temë edhe Kosova

Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova.

Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës e synon finalizimin e avancimit të statusit në anëtar të asocuar në këtë organizatë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në Sofje të Bullgarisë, ka nisur punimet komisioni për mbrojtje dhe siguri, raporton RTK.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draftraporte edhe për Kosovën.

Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Agjenda:

Delegacioni i Kuvendit te RKS-se do ti ndjekin punimet e komisionit për mbrojtje dhe siguri ku ndër të tjera do të diskutohen edhe tri draft raporte:

1. Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turkiye).

2. Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara).

3 Ballkani Perëndimor: Sfida të Përtëritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).

Kosova është përfshirë në agjendë me rekomandimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për dhënien e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asocuar për Kuvendin të Kosovës, më 24 mars të këtij viti.  

Për shumë vjet Kosova ka pasur statusin e anëtarit vëzhgues dhe avancimi i statusit është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike.  

Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohet delegacioni pjesëmarrës i Kosovës, do të ketë përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe Kosova mund të kontribuojë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve lidhur me dokumentet të cilat i trajton Asambleja.

E në Serbi kanë nisur përpjekje për ta penguar avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Instituti Ndërkombëtar për Siguri, me seli në Beograd, i është drejtuar me një letër Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të mos ia dhënë Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

Afro 400 deputetë nga 32 vendet anëtare të NATO-s dhe nga 25 vende partnere e organizata parlamentare do të marrin pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga 24 deri më 27 maj në Sofje. Forumi organizohet nga Asambleja Kombëtare e Republikës së Bullgarisë.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë temat që lidhen me agjendën e mbrojtjes dhe të sigurisë euroatlantike, me fokus në mbështetjen për Ukrainën dhe prioritetet e samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik të këtij viti në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Gjatë seancës, Asambleja pritet të përforcojë qëndrimin e saj të vendosur për luftën e pajustifikuar, të paprovokuar dhe brutale të Rusisë kundër Ukrainës, të diskutojë ofrimin e ndihmës së menjëhershme dhe afatgjatë për Ukrainën dhe të miratojë një deklaratë për mbështetjen e Ukrainës deri në fitore. Në hapje të seancës plenare, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, pritet t’u drejtohet me një mesazh parlamentarëve përmes video-konferencës”, është bërë e ditur në njoftimin e Asamblesë Parlamentare.

Është planifikuar gjithashtu që në hapjen e seancës, pjesëmarrësit të priten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michal Shcherba, zëvendëskryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Rositsa Kirova, si dhe nga kryeministri bullgar në detyrë, Dimitar Glavçev.

Parlamentarët suedezë do të marrin pjesë në punimet e sesionit pranveror për herë të parë, pasi Suedia edhe zyrtarisht është bërë anëtare e plotë e Aleancës.

Asambleja do të marrë gjithashtu në konsideratë zbatimin e planeve të reja të mbrojtjes të NATO-s, përmbushjen e detyrimeve të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndarjen e barrës buxhetore për shtetet anëtare.

Kosova në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje

Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe rritja e angazhimit me Jugun Global do të trajtohen po ashtu në këtë takim, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet për tre ditë radhazi, 25,26,27, në Sofje të Bullgarisë, në agjendë do të jetë edhe Kosova.

Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Vendi ynëpërfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje.

Udhëheqësi i delegacionit, Driton Hyseni për RTK- në, ka theksuar se orvatjet e Serbisë për ta penguar Kosovën po vazhdojnë edhe në këtë proces.

“Si rrjedhojë e vendimit të komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar me 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja e tillë është në agjendën e punimeve të asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s më 27 maj (asambleja ka 274 deputetë në total, nga 32 vendet anëtare të NATO-s). Presim epilog pozitiv dhe zyrtarizim të plotë të statusit të ri të delegacionit nga Kosova, si Anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, ka deklaruar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat