Ramadani komenton fushatën e Serbisë kundër Kosovës për anëtarësimin në AP të NATO-s

Aktuale

Ramadani komenton fushatën e Serbisë kundër Kosovës për anëtarësimin në AP të NATO-s

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:59
Burim Ramadani

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, fushatën e Serbisë kundër Kosovës për anëtarësimin për asocim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e sheh të paefektshme.

Ramadan tha se në çdo mundësi shteti serb po e pengon Kosovën në raport me ndërkombëtarët.

Ai shprehet optimist që Kosova dhe NATO të avancojnë së bashku.

“Serbia po shfrytëzon çdo metodë dhe çdo mundësi për të penguar Kosovën në konsolidimin e shtetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Në rastin e statusit të anëtares së asociuar në AP të NATO-s besoj që kjo letër e Serbisë nuk do të ketë efekt. Unë pres që Kosova dhe NATO të avancojnë në aranzhmane të reja operacionale, sepse kjo do të ishte e rëndësisë praktike. Statusi i ri në AP NATO nuk ndryshon marrëdhëniet Kosovë-NATO”, thotë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat