Përfundon protesta provokuese e serbëve pranë kufirit me Kosovën – ky është paralajmërimi i tyre

Aktuale

Përfundon protesta provokuese e serbëve pranë kufirit me Kosovën – ky është paralajmërimi i tyre

Nga: Bota sot Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:08 Përditësuar në ora: 17:20 më 25.05.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfundon protesta serbe, paralajmërohet bllokimi i pikave tjera kufitare me Kosovën

Ka përfunduar protesta në anën e Serbisë që bllokoi pikëkalimi kufitar të Jarinjes, ndërsa janë paralajmëruar të reja për shkak të, siç thanë ata, “kushteve të vështira të jetesës së serbëve në Kosovë”.

Protesta ishte organizuar nga disa OJQ serbe, ndërsa sipas organizatorëve planifikohet të bllokohen edhe kalimet tjera administrative, kanë raportuar “Danas” dhe “Kossev”.

Siç thanë organizatorët, protesta ishte paqësore.

Profesor Bozhidar Mitroviq, një nga folësit në këtë protestë, tha se kjo ishte një “paralajmërim, protestë paqësore, duke bllokuar kalimin në Jarinje” dhe shtoi se ka plane për bllokimin e kalimeve tjera kufitare me Kosovën.

Protestuesit patën edhe një sërë kërkesash për udhëheqësinë serbe.

Ndër to ishin që, “Kuvendi i Republikës së Serbisë të shpall e Kosovës” … “në përputhje me Kushtetutën e Serbisë”; “Që në përputhje me Rezolutën 1244, kërkohet urgjentisht kthimi i të gjithë 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) serbëve të mërguar nga Kosova në vitin 1999”; “Që policia dhe dogana të tërhiqen nga kalimet fiktive ilegale dhe menjëherë të mundësojnë liri të përhershme të lëvizjes dhe qasje të sigurt në pronat tona në Kosovë”; “Që arrestimet dhe sulmet ndaj njerëzve dhe pronave të ndalen menjëherë”; “Të kthehet parlamenti serb dhe deputetët popullorë të transferohen menjëherë në Mitrovicë dhe të mbahet së paku një seancë e Kuvendit atje”; “Që Qeveria e Serbisë të thërrasë dhe të organizojë urgjentisht zgjedhje për serbët dhe joshqiptarët në nivel rajonal dhe lokal në tërë territorin e Kosovës dhe të ftojë popullatën shqiptare të marrë pjesë në ato zgjedhje”; “Që urgjentisht të bashkohen të gjitha forcat qytetare dhe politike përreth Kosovës, veçanërisht inteligjenca e re serbe, në baza të barabarta dhe të përfshihen të gjithë në procesin e vendosjes së fatit të Kosovës. Para së gjithash ata që jetojnë në Kosovë, një nga çdo fshat, enklavë, qytet i vogël, manastir, e ardhmja jonë duhet të varet nga ne. Të krijohen grupe patriotike vendase të qytetarëve si pjesë e një rrjeti të madh parlamentar të çliruar nga frika dhe të forcohen për një luftë të qëndrueshme të përditshme për të drejtat e njeriut dhe pronës në Kosovë dhe për t’u lidhur me botën”: “Respektimi i të drejtave pronësore dhe fetare të popujve serbë dhe të tjerë joshqiptarë në Kosovë, siguria dhe mbijetesa e të gjitha vendeve të shenjta ortodokse dhe të tjera të shenjta, veçanërisht atyre që janë në listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, si dhe rindërtimi nga rrënojat që janë rezultat i terrorit komunist, shqiptar e fashist”; Për të restauruar dhe vazhduar procesin e kthimit nga viti 1945 e deri më sot”. 

QKMK: Është normalizuar qarkullimi në pikën kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për normalizimin e qarkullimit në pikën kufitare me Serbinë.

"Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë", ka njoftuar kjo qendër, pas paralajmërimit për protesta. 

Njoftimi i plotë

Njoftim me rëndësi!

Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Nëse keni nevojë për informim shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095

Protesta afër pikë-kalimit kufitar në Jarinjë, Elshani: Situata është e qetë

Protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës tashmë ka filluar.

Lidhur me këtë, zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se situata është e qetë dhe se po e kontrollojnë situatën.

“Ne i kemi marrë masat të cilat do të garantojnë siguri në rendin dhe qetësinë publike këtu në veri të vendit. Mirëpo, nuk ka pasur nevojë për reagim. Ne i kemi marrë masat që të kontrollojmë situatën, situata ka qenë e qetë”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është afër qytetarëve dhe e njëjta kujdesit për sigurinë në këtë vend.

Elshani ka thënë tutje se sipas informacioneve që kanë pasur, në fillim të protestës nuk ka pasur fare protestues por më vonë janë ardhur disa prej tyre.

Protesta provokuese në mbështetje të serbëve të Kosovës

Sot në pikë kalimin kufitare në Jarinje, në pjesën e Serbisë, është mbajtur një protestë në “shenjë mbështetjeje” për serbët e Kosovës.

Përfaqësuesja e protestuesve të mbledhur nën përcjelljen e policisë së Serbisë, Jovana Krstiq ka akuzuar Kosovën se “po i shkel të drejtat dhe se Serbia nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e serbëve në Kosovë”.

Krstiq: Nuk heqim dorë nga serbët e Kosovës

“Mos hiqni dorë nga vetvetja, sepse ne nuk do të heqim dorë kurrë dorë nga ju... Do të kërkojmë pandërprerë të drejtat tona derisa ato të përmbushen. Për ne nuk ekziston opsioni të lejojmë tradhtinë e askujt”, ka thënë ajo.

Krstiq ka mbajtur edhe një fjalim të gjatë me terma provokues ndaj shtetit të Kosovës.

Rreth 20 protestues mblidhen në territorin e Serbisë afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës

Protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës ka nisur para pak minutash.

Në numër rreth 20 protestues po qëndrojnë afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjinit që është në vendin e ngjarjes, policia e Kosovës ka bërë përgatitjet dhe është pozicionuar në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Në afërsi të kësaj pike po vazhdon të monitoroj edhe EULEX.

Pika kufitare në Jarinjë, patrullim edhe nga ajri me helikopterë

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qete dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Paralajmërimi për protesta – Aktualisht situatë e qetë në Jarinjë, forca të shtuara të policisë

Aktualisht situata është e qetë në pikën kufitare në Jarinjë.

Forcat policore janë në numër të shtuar si nga ana e kufirit të Kosovës ashtu edhe nga ana e kufirit serb.

Pas paralajmërimeve për protesta ka njoftuar se gjatë rrugës janë parë trupa të KFOR-it dhe EULEX-it.

Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin pikë-kalimet me Serbi.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta” – thuhet në njoftim.

Protesta në pikë kalimet kufitare me Serbinë, Elshani tregon si është situata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikave kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka folur për situata atje.

Elshani tha se situata për momentin është e qetë dhe se çdo gjë është në rregull.

‘Situata për momentin është e qetë dhe se gjithçka është në rregull. Policia po përkujdeset për situatën’, tha shkurt ai.

Duke shtuar se në rast të ndonjë eskalimi ata(policia), janë aty.

Ndryshe, QKMK të premten njoftoi se janë paralajmëruar protesta, duke shtuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat