Ish-komandanti i FSK-së: Kosova është në rrugë të mirë drejt NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia

Aktuale

Ish-komandanti i FSK-së: Kosova është në rrugë të mirë drejt NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia

Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Kadri Kastrati, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se rrugën e Kosovës drejtë NATO-s nuk mund ta ndalojë Serbia.

Ai tha se avancimi i Kosovës drejt NATO-s është interes i të dyja palëve.

“Serbia nuk mund të ndikojë tek NATO për avancimin e Kosovës në Asamblenë e NATO-së. Ajo është duke bërë përpjekje, por nëse Kosova avancon drejtë integrimit të NATO-së është interes jo vetëm i Kosovës, por edhe i NATO-s.

Ushtria dhe Kosova janë duke avancuar me mekanizma qofshin ato të NATO-s me ushtrim e shkollime e bashkëpunime, pavarësisht që çështjen politike nuk po ecin ashtu siç duhet, por Kosova është në rrugë të mirë drejtë NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia”, theksoi Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat