Gërvalla takon O’Brien, flasin për synimet euro-atlantike e sigurinë

Aktuale

Gërvalla takon O’Brien, flasin për synimet euro-atlantike e sigurinë

Nga: A.SH Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:43
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë në SHBA.

Ajo ka takuar nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, poashtu edhe për zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prita në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat