Hyseni në Sofje, falënderon Bullgarinë për kontributin e saj në KFOR

Aktuale

Hyseni në Sofje, falënderon Bullgarinë për kontributin e saj në KFOR

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:59
Driton Hyseni

Në Komisionin për Mbrojte dhe Siguri delegacioni nga Kosova, kryesuesi deputeti Driton Hyseni, e ka falënderuar shtetin e Bullgarisë për kontributin që po jep në misionin e NATOS-s në Kosovë.

”Dërgimi i me shumë trupave të Bullgarisë në kuadër të misionit të KFOR-it a është rrjedhoje në bazë të ndonjë analize të çështjeve të sigurisë, sidomos duke marrë për bazë influencën e Rusisë ne regjion, në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se Institucionet e Kosovës po punojnë me KFOR-in për avancimin e vlerave të përbashkëta që NATO ka.

Ndryshe në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte edhe për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat