O’Brien përmend Albrightin gjatë inagurimit të Ambasadës së Kosovës

Aktuale

O’Brien përmend Albrightin gjatë inagurimit të Ambasadës së Kosovës

Më: 25 maj 2024 Në ora: 18:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shpërndarë momente nga inaugurimi i objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington.

Në video shihen pamje të ambasadës, e cila nga tash e tutje do të jetë pronë e Kosovës, e që Gërvalla këtë moment e cilësoi si dëshmi të miqësisë me SHBA-të.

“Le të luftojmë për atë që ne e besojmë, le të tregojmë se ne si demokraci perëndimore jemi më të fortë se ata që i luftojnë në baza ditore vlerat, parimet dhe lirinë tonë për të cilën kemi luftuar”, ka deklaruar ministrja Gërvalla para të pranishmëve.

Ndërkaq, James O’Brien, ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan ka rikonfirmuar edhe një herë miqësinë me Kosovën.  Ai tregoi që shefja, mentorja dhe mikesha e tij prej kohësh, Madeleine Albright, ka punuar përskaj rrugës ku tash është Ambasada e Kosovës.

“Mendoj që zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi po ta shihte Kosovën - për të cilën thoshte gjithmonë që ishte më së shumti krenare – që ka zënë këtë vend në ‘lartësinë komanduese’  të ‘Rrugës së Ambasadave”, ka thënë O’Brien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat