Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Aktuale

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Institucionet e Kosovës, më 07.05.2024, janë përballur me sulme kibernetike. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se dyshimet janë që sulmet mbi faqet zyrtare të institucioneve kanë ardhur nga Federata Ruse. Por, sipas tij, faqet zyrtare megjithatë janë rikthyer.

Për sulmet kibernetike me të cilat janë përballur institucionet e Kosovës u diskutua edhe në emisionin “Kallxo Përnime”, në të cilin, Arbian Arifi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka thënë se si institucion nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për keqpërdorim të të dhënave të qytetarëve të Kosovës nga sulmi kibernetik.

“Pra deri më tani nuk kemi informacion se ka apo nuk ka ndonjë shkelje të të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës” – tha Arifi.

Zakonisht nga sulmet kibernetike nuk kemi marr ndonjë informatë ndonjëherë nga institucionet publike apo private, sepse kur ka kësi sulme i drejtohen policisë për shkak se është vepër penale kur kemi ndërhyrje në sisteme kompjuterike” – tha tutje Arifi.
Hekuran Doli, ekspert i sigurisë kibernetike, ka thënë se sulmi i fundit kibernetik në Kosovë beson se është ‘DDoS ’(Distributed Denial of Services), i njëjti ka për qëllim pamundësimin e qasjes në informacion.

“Në rastin tonë, në pamundësim të qasjes së qytetarëve në ueb faqet e ministrive të Kosovës” – tha Doli.

Përderisa Kreshnik Gashi ka thënë se konsideron problem mënyrën se si Qeveria e Kosovës vendosi për të njoftuar qytetarët për këtë sulm kibernetik.

E ka bo këtë lajmërim Qeveria në rrjetin social në Facebook dhe nuk kanë pasur ndonjë konferencë për shtyp, pra një njoftim gjeneral të nivelit të seriozitetit të këtij sulmi. Në anën tjetër me na njoftu edhe për të dhënat që kanë mujtë me qenë të cenuara nga ky sulm dhe çka kanë mujtë ata me marrë. Kjo është e rëndësishme me ditë për shkak se ju ofron qytetarëve me u mbrojtë prej këtyre rrjedhjes së të dhënave’’ – ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat