Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Aktuale

Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Më: 25 maj 2024 Në ora: 23:02
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj.

Gërvalla i ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat, ata që flasin gjuhë të ndryshme të huaja.

E ata që duan t’i bashkëngjiten diplomacisë së Kosovës që të aplikojnë sa më parë.

“Nuk ka rëndësi a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat