Negocoi largimin e terroristëve serbë nga Banjska, Halimi reagon ndaj KFOR-it – ja mesazhi i tij

Aktuale

Negocoi largimin e terroristëve serbë nga Banjska, Halimi reagon ndaj KFOR-it – ja mesazhi i tij

Nga: A.M. Më: 26 maj 2024 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në raportin e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri, pika 51, aty citohet raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku shënohet që – po – KFOR-i, në fakt, negocoi tërheqjen për në Serbi të rreth 30 sulmuesve paraushtarak e terroristë që udhëhiqeshin nga famëkeqi Radoiçiq.

E kjo gjë ka nxitur reagime të mëdha, ku për këtë reagoi edhe Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Ai u shpreh i zhgënjyer me KFOR-in, duke thënë se gjëra të tilla nuk dëgjon as nuk sheh në asnjë vend të botës.

Halimi potenoici se në ccdo vend “forcat e rendit japin mund e çdo gjë për t’i pasë në dorë terroristët, (me këto pretekse perëndimi, konkretisht Amerika kanë shkatërruar Irakun, Afganistanin), kurse tek ne, terroristët i trajtojnë si palë normale!”

Ndër të tjera, ai në rrjetin social Facebook potencoi se një gjë e tillë e ka dëmtuar imazhin e NATO-s, përkatësisht KFOR-it, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Goxha zhgënjyese.!

Në asnjë vend të botës nuk dëgjon as nuk sheh si në Kosovë!

Paramendoni, aleanca më e madhe ushtarake në botë, NATO ka negociuar për shpëtimin/evakuimin e terroristëve, ku këta të fundit janë pjella e rivalit të NATO-s, Rusisë!

Çdo kund, forcat e rendit japin mund e çdo gjë për t’i pasë në dorë terroristët, (me këto pretekse perëndimi, konkretisht Amerika kanë shkatërruar Irakun, Afganistanin), kurse tek ne, terroristët i trajtojnë si palë normale!

Ky abusurdiet nuk është i vetmi. Mbaj mend kur KFOR kërkonte leje nga grupet kriminale e terroriste serbe për lëvizje në veri të vendit!

E di që arsyetimi i trajtimit të tillë, e sidomos me rastin Bansjka është ‘për mos përshkallëzim’, duke injoruar ‘budallski’ synimin që kanë pasë për mision terroristët në fjalë apo edhe që kanë, e që është sulmi i rendit kushtetutes.!

Të gjitha këto kanë sfiduar dhe dëmtuar seriozisht imazhin e NATO-së, konkretisht KFOR-it, duke e bërë të mos jetë hiq në serioz në sloganin e tij ‘KFOR-I është për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë’.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat