Masakra e Tusuzit, Selmanaj thotë se nuk do të ndalet thirrja për drejtësi

Aktuale

Masakra e Tusuzit, Selmanaj thotë se nuk do të ndalet thirrja për drejtësi

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:44
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se “Lagjja e Trimave”, e meriton këtë emër, për faktin se dha shumë për Kosovës.

Kjo për arsyen se sot përkujtohen 27 martirët e masakrës së Tusuzit të Prizrenit.

Tutje Selmanaj tha se thirrja për drejtësi nuk do të ndalet kurrë, deri kur të zbardhen të gjitha krimet ndaj atyre që e donin Kosovën të lirë.

“‘Lagjja e Trimave’ e gëzon këtë emër me plot meritë, sepse dha shumë për lirinë e Kosovës. Sot, përkujtojmë 27 martirët e masakrës së Tusuzit, të cilët nuk lëshuan shtëpitë tyre gjatë krimeve makabre të pushtuesve serbë”, shkroi Selmanaj në Facebook.

“Sot, bashkë me bashkëpuntorë nderuam me homazhe martirët e masakrës së Tusuzit, të cilët i japin emocion dhe krenari këtij vendi. Të rënët për lirinë e Kosovës janë bazamenti i Kosovës së pavarur. Thirrja jonë për drejtësi nuk do të ndalet asnjëherë, deri atëherë kur të zbardhen të gjitha krimet ndaj gjithë atyre që Kosovën e donin të lirë”.

“Lavdi martirëve të Tusuzit! Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Lavdi!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat