“Serbia është kthyer në një kërcënim të vërtetë”, Gërvalla lajmërohet nga Uashingtoni – kërkon të ndryshohet kjo gjë nga ndërkombëtarët

Aktuale

“Serbia është kthyer në një kërcënim të vërtetë”, Gërvalla lajmërohet nga Uashingtoni – kërkon të ndryshohet kjo gjë nga ndërkombëtarët

Nga: A.M. Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi në Institutin "Hudson" në Uashington, gjatë së cilës përmendi faktin se si Serbia është kthyer në kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

Krahas kësaj, ministrja Gërvalla potenoci edhe rëndësinë e ndërrimit të strategjisë së demokracive perëndimore në raport me Serbinë, përcjell “Bota sot”

“Serbia është kthyer përsëri në një kërcënim të vërtetë jo vetëm për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, por për të gjithë rajonin, duke potencuar rëndësinë e ndërrimit të strategjisë së demokracive perëndimore në raport me Serbinë si kundërshtaren më të fuqishme të vlerave Perëndimore dhe demokratike në Evropë dhe domosdoshmërinë e konfrontimit të Serbisë me rrezikun që paraqet për rajonin por edhe për paqen në Evropë”, shkroi ndër të tjera ministrja, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në tryezën me titull "Synime dhe shqetësime Rajonale", të organizuar nga Instituti "Hudson" në Uashington, fola për sfidat me të cilat përballen sot Kosova dhe rajoni i Ballkanit dhe Evropa Lindore.

Duke përshkruar zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kosovës, të ekonomisë së saj, por edhe të forcimit të të gjitha strukturave të sigurisë dhe forcave të saj të armatosura theksova përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për vlerat demokratike dhe vullnetin e palëkundur për anëtarësim në NATO dhe BE.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të shumta të të pranishmëve, theksova se Serbia është kthyer përsëri në një kërcënim të vërtetë jo vetëm për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, por për të gjithë rajonin, duke potencuar rëndësinë e ndërrimit të strategjisë së demokracive perëndimore në raport me Serbinë si kundërshtaren më të fuqishme të vlerave Perëndimore dhe demokratike në Evropë dhe domosdoshmërinë e konfrontimit të Serbisë me rrezikun që paraqet për rajonin por edhe për paqen në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat