“Albin kujdes”/ Vjen paralajmërimi pas ‘zërave’ për një afrim mes LVV-së dhe PDK-së!

Aktuale

“Albin kujdes”/ Vjen paralajmërimi pas ‘zërave’ për një afrim mes LVV-së dhe PDK-së!

Nga: M.H. Më: 26 maj 2024 Në ora: 17:22
Albin Kurti

Thirrja për zgjedhje të parakohshme nga opozita po vazhdon të jetë temë diskutimi.

Mirëpo, ajo që e ka thelluar edhe më tepër debatin ishte ftesa që kryeministri Kurti ia bëri opozitës për takime dhe diskutime në lidhje me mënyrën se si duhet shkuar vendi në zgjedhje.

Kësaj ftese të kryeministrit iu përgjigj vetëm Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) kurse LDK e AAK refuzuan pjesëmarrjen.

Madje ishte vet kryeministri Kurti, ai i cili në darken që e kishte me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, ishte shprehur i gatshëm që ta votojë shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

E pas pranimit të ftesës u përfol mjaft një afrim i LVV me PDK, që më vonë të bëhet edhe koalicion qeverisës.

E në lidhje me këtë situatë ka reaguar profesori dhe analisti nga Amerika Binak Maxharraj.

Ai i kërkoi kujdes kryeministrit Kurti, pasi sipas tij, kush do që ka bërë koalicion me PDK e ka pësuar.

Postimi i plotë

Albin, kujdes,

Kush ka bërë koalicion më PDK e ka hanger

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat