Anulohet tenderi i MASHTI’t për monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë

Aktuale

Anulohet tenderi i MASHTI’t për monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Është anuluar tenderi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për “kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.

Kur ishte publikuar, në tender përshkruheshin detyrat e përcaktuara për këtë pozitë. Një ndër to ishte edhe monitorimi i lajmeve që e atakojnë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrata ishte 12 mujore me pagë 600 euro.

Image
Dokument

Pas bujës së madhe që shkaktoi ky tender, MASHTI kishte dalë me komunikatë për media.

Në komunikatë thuhej se janë përdorur terma joadekuat në tender dhe kanë kërkuar falje.

Gjatë hartimit të këtyre termave të referencës, ku pa dashje janë përdorur terma joadekuat. Për këtë lëshim të paqëllimshëm, Divizioni për Komunikim Publik u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Monitorimi i mediave është detyrë të cilën, Divizioni për Komunikim Publik (DKP) e kryen për shumë vite dhe kjo i ka shërbyer në vazhdimësi MAShTI-t për t’a mbajtur të informuar për lajmet që kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është qëllim i MAShTI-it për t’i kritikuar mediat lidhur me lajmet që i publikojnë, apo për të ndikuar në politikat e tyre redaktoriale”, thuhet ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat