Shansi i Kosovës për avancimin e statusit në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në Sofje

Aktuale

Shansi i Kosovës për avancimin e statusit në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në Sofje

Më: 27 maj 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Në Sofje të Bullgarisë edhe sot do të vazhdojë mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë është edhe Kosova. Në rend të ditës pritet të jetë edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Zyrtarisht Asambleja e Përgjithshme të NATO-s ka nisur punimet të shtunën me tri komisione.

Në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Milan Radoiçiq.

Në raportin e gjerë të paraqitur nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor është përfshirë edhe raportimi i organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, në të cilën theksohet se KFOR-i e negociojë tërheqjen e grupit paramilitarë serbë.

Ligjvënësit e asamblesë parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.

Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate.

Vendi ynë përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat