Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Aktuale

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Më: 27 maj 2024 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Zyrtarëve policorë nuk u lejohet që të kryejnë shërbime të sigurimit jashtë detyrës zyrtare”.

Kështu thotë kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për “Kallxo”

Sipas tij, IPK në vazhdimësi ka trajtuar informacione të kësaj natyre dhe ka hetuar edhe raste konkrete.

Hodaj tha se është sfiduese të vërtetohet që policët punojnë si sigurim në klube të natës për shkak se nuk ka dokumentacion, shkresa që dëshmojnë në punësimin e tyre në punë jashtë detyrës zyrtare.

Qëndrimi i tyre në diskoteka mund të arsyetohet nga ana e tyre edhe si klient” – tha Hodaj.

Tutje ai u deklarua edhe për rastin e një togeri të Policisë së Kosovës për të cilin kanë zhvilluar hetime dhe kanë vërtetuar dyshimet që zyrtari policor gjatë kohës në të cilën ka figuruar që është në punë, ka qenë në një lokacion tjetër në shoqërim të një këngëtari.

Sigurisht që kemi ndërmarrë menjëherë veprimin e rekomandimit për suspendim e edhe këtu jemi në fazën e përfundimit të veprimeve të tjera hetimore për të dokumentu keqpërdorimin e detyrës zyrtare për shkak se ka qenë një përfitim për tej asaj se ku ka qenë, ka qenë një përfitim financiar” – tha Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat