Avdyli: Drafti i Ligjit për Sigurime Shëndetësore pritet para pushimeve verore

Aktuale

Avdyli: Drafti i Ligjit për Sigurime Shëndetësore pritet para pushimeve verore

Më: 27 maj 2024 Në ora: 08:36
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli, deputet i Listës “Guxo” dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, thotë se drafti i Ligjit për Sigurime Shëndetësore mund të jetë gati shumë shpejtë.

“Është thënë se para pushimeve verore me ardhë drafti i sigurimeve shëndetësore, na është thënë që MSH e ka kryer punën e vet, e ka hartu Ligjin për Sigurime. Shpresojmë të përfundojë pjesa legjislative, pastaj mbetën hapat për implementim”, thotë Avdyli.

Për vonesat e tilla Avdyli kritikon Qeveritë e kaluara.

“Në të kaluarën janë bërë hapa të cilët e kanë dëmtuar rëndë rrugën drejt formimit të sigurimeve shëndetësore. Një veprim i tyre është sistemi i informimit shëndetësor i cili është në data-bazë që qarkullon çdo gjë rreth shërbimeve dhe pacientëve ku në 2017 është sjell në pikën zero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat