Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria që t’i dëgjojë më shumë kërkesat e bizneseve

Aktuale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria që t’i dëgjojë më shumë kërkesat e bizneseve

Më: 27 maj 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) nëpërmjet këtij reagimi ka shpreh shqetësimin lidhur me mosveprimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me Terminalin Doganor “Fitorja” në Ferizaj për vazhdim të licencës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për ri-licencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria në fjalë.

Lidhur me këtë çështje, mbi treqind (300) biznese dhe mbi njëzetë (20) kompani të agjentëve doganor në Ferizaj kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Qeveria saktësisht Ministria e Infrastrukturës që të ofroj zgjidhje për këtë çështje duke i dëgjuar kërkesat e bizneseve dhe agjentëve doganor dhe t’ia vazhdoj licencës e operimit Terminalit Doganor në Ferizaj, pasi mendojmë se kjo çështje ka të bëjë edhe me sigurinë e mallrave.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90 përqind të transportit rrugor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat