Ish-ministri i Shëndetësisë: Albin Kurti premtoi Ligjin për Sigurime Shëndetësore, nuk e bëri, dështoi

Aktuale

Ish-ministri i Shëndetësisë: Albin Kurti premtoi Ligjin për Sigurime Shëndetësore, nuk e bëri, dështoi

Më: 27 maj 2024 Në ora: 09:45
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ asnjë lëvizje nuk e ka ndërmarrë karshi zbatimit të Ligjit për Sigurimet shëndetësore.

 “Tema e sigurimeve shëndetësore është një problem i madh i sistemit shëndetësor, që kërkon angazhim të madh të kapaciteteve shtetërore.

Por kur jemi në vitin e fundit të qeverisë së quajtur të shpresës, nuk kemi as edhe një hap të vetëm në drejtim të realizimit të kësaj çështje, anipse e kishin premtuar që brenda pak kohe do ta realizojnë si premtim.

Lëre që nuk e realizuan premtimin, por nuk shihet asnjë dritë në fund të tunelit për ketë temë”, shprehet deputeti i LDK-së, Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat