Adnan Rrustemi: Nëse opozita ka pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale

Adnan Rrustemi: Nëse opozita ka pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit

Më: 27 maj 2024 Në ora: 11:08
Adnan Rrustemi

Deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi, ka dhënë një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se nëse ka pajtueshmëri  nga opozita, VV është e gatshme ta diskutojë shpërndarjen e Kuvendit.

Qëndrimi i VV’së është i qartë, është bërë i qartë gjatë gjithë kohës. Ne jemi dakord që nëse ka një pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës për një datë të caktuar për zgjedhje të jashtëzakonshme, respektivisht për shpërndarjen e Kuvendit, jemi të gatshëm për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit.

Por kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e komplet opozitës, dmth dhe të themi të komplet spektrit politik, se data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet është një proces që përfshin të gjitha partitë. Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat