Eksperti zbardh prapaskenat: Ja pse u larguan në qetësi kriminelët e Banjskës

Aktuale

Eksperti zbardh prapaskenat: Ja pse u larguan në qetësi kriminelët e Banjskës

Më: 27 maj 2024 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Eksperti Drizan Shala ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë televizive ku foli rreth sulmit të Banjskës dhe se si arritën agresorët të largoheshin, ndonëse KFOR ka pamje filmike të momentit të largimit të tyre përtej kufirit.

Eksperti tha se ka segmente të caktuara brenda KFOR-it që edhe pse në kontekstin juridik janë pjesë e tij, në kontekstin e taktikave operacionale u raportojnë interesave më të larta.

“Ka segmente në kuadër të KFOR-it që nuk i raportojnë komandës së KFOR-it në Prishtinë por raportojnë në nivel më të lartë të NATO-s ku ka me dhjetëra institucione që nuk raportohen te njëra-tjetra dhe informacione të caktuara i mbajnë për vete.

Pra kemi miniatura të kombinimeve strategjike që në terren hyjnë të gjithë nën ombrellën e KFOR-it në kontekstin juridik, por në kontekstin taktiko-operacional nuk i raportojnë KFOR-it, por interesave më të larta”,-tha eksperti Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat