Peci publikon video nga aeroplani, dikush lutet që ta ketë fatin e Raisit, ky ia kthen: Kom zbritë

Aktuale

Peci publikon video nga aeroplani, dikush lutet që ta ketë fatin e Raisit, ky ia kthen: Kom zbritë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 12:47
Faton Peci dhe presidenti iranian

Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, ka publikuar një video ku shihet duke fluturuar brenda një aeroplani të vogël, por jo të gjithë i udhëtuan rrugë të mbarë. Si duket, kjo e irritoi Pecin, i cili nuk qëndroi i heshtur. Ia ktheu.

“Parandalojmë tërbimin, ruajmë shëndetin!” – shkroi ministri Peci pranë videos ku shihet në një aeroplan të vogël.

Dikush me llogari të quajtur “Bibaj Franja”, pa fotografi, e për të cilën ministri pretendoi se është llogari e rreme, Pecit në video i shkroi: “Po shkon edhe ky si presidenti iranian..ishalla … e merr fund propaganda e S.pecit”.

Image
Komentet

Ministri iu kundërpërgjigj komentuesit, edhe pse me disa gabime drejtshkrimore. “Bibaj Franja kom zbritë në tokë, me këmb në tokë si çdoher. Për ty fat herave tjera me t’u plotësu dëshira! P.s Hala ma bukur do të ishte këtë dëshirë ta prezantoje përmes një accounti real e jo falls” – shkroi Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat