Analisti spanjoll: Madridi ta njohë Kosovën, stabiliteti i Evropës në rrezik

Aktuale

Analisti spanjoll: Madridi ta njohë Kosovën, stabiliteti i Evropës në rrezik

Më: 27 maj 2024 Në ora: 13:04
Analisti spanjoll, Alejandro Esteso Perez

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Analisti spanjoll, Alejandro Esteso Perez, studiues dhe konsulent i specializuar për Ballkanin Perëndimor, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania ku i bëri thirrje vendit të tij të njohë Kosovën.

Perez shpjegoi se njohja e Kosovës është e rëndësishme për të ulur tensionet jo vetëm në rajon por në të gjithë Europën.

Sipas tij, njohja e Kosovës do të ndihmojë atë për të mbrojtur veten përballë Serbisë dhe për të rritur stabilitetin në Ballkan.

“Jam i mendimit se çdo ditë që kalon pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e BE, është një ditë që stabiliteti dhe siguria jo vetëm e Kosovës apo rajonit por gjithë Europës është në rrezik. Nëse Kosova do të kishte njohje të plotë nga 27 vendet anëtare të BE atëherë tabloja këtu do të ishte shumë ndryshe, do të kishim një dialog më të balancuar me Serbinë. Do të kishim Kosovën në një situatë më të fortë për të negociuar dhe për të pretenduar për situatën e saj pasi në situatën aktuale ku ndodhemi ajo është e pafuqishme dhe Serbia jo. Sidoqoftë, mbetet shumë e pambrojtur dhe kjo vjen si pasojë e situatës së njohjes,” analizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat