Në majën madhështore të Oshlakut 

Alpinizem

Në majën madhështore të Oshlakut 

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:33
Oshlaku

Klubi Alpin Cameleon njofton se këtë të diel, do të organizohet një ecje emocionuese në majën madhështore të Oshlakut, 2212m/lmd! 

“Kjo mrekulli natyrore të ofron pamje mahnitëse të vargmaleve të Sharrit. 

Shtegu ka gjatësi rreth 12km vajtje/ardhje, dhe konsiderohet me vështirësi mesatare, si dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Maja e Oshlakut ofron: Pamje piktoreske dhe panoramike të peizazheve përreth”, njofton me të tjera Klubi Alpin Cameleon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat