SHB Gjilani: Musala është maja më e lartë e Evropës juglindore 

Alpinizem

SHB Gjilani: Musala është maja më e lartë e Evropës juglindore 

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:20
Pamje nga njl aktivitet

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani Organizon ecjen treditore, me datën-30 qershor, 1-2 korrik në bjeshkët e Rilës në Bullgari, Musalah -2925/ Lmd.

Musala është maja më e lartë e Evropës juglindore dhe Gadishullin Ballkanik që ndodhet në Bullgari. Ajo është vendosur në pjesën lindore të maleve Rila që na kujton një peizazh të Alpeve,

“Gjithashtu, Musalah është maja më e lartë e masivit Rila dhe të Bullgarisë në tërësi.

Emri rrjedh nga “ Mus all-llahu”(“Mali i Zotit”), duke i quajtur kështu gjatë periudhës kur Bullgaria ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Emri i vjetër i malit është Tangra.

Karakteri i kësaj ekspedite është i tipit kulturor, malor, do të kemi rastin ti vizitojmë edhe vende të rëndësisë së veçantë kulturore dhe natyrore në Bllagojevgrad, Samakov, Sofje si dhe vetë Parkun Nacional të Rilës me liqenet akullnajore dhe burimet e lumenjve të njohur në Bullgari.

Parku i Rilës është rajon i cili vizitohet nga shumë turistë nga bota,ndërsa është mundësia e vizitës në liqenet akullnajore për ata që duan të bëjnë vetën tour natyror dhe kulturor (me teleferik dhe ecje të lehtë te liqenet)”, njofton Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat