Uta Ibrahimi ngjitet në njërën prej majave më të larta dhe më të rrezikshme të botës 

Alpinizem

Uta Ibrahimi ngjitet në njërën prej majave më të larta dhe më të rrezikshme të botës 

Nga: K. G. Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:09
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, ka vazhduar me suksese të mëdha.

Trimëresha jonë ngjitet në njërën prej majave më të larta dhe më të rrezikshme të botës, në Nanga Parbat, duke e lartësuar shtetin e Kosovës. 

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, ka përgëzuar Utën për suksesin e madh. 

“Alpinistja jonë, e madhja Uta Ibrahimi, arriti me sukses të ngjitet në njërën prej majave më të larta dhe më  të rrezikshme të botës, në Nanga Parbat, maje kjo që arrin lartësinë 8,126 lmd dhe, gjendet në territorin e Pakistanit. 

Kjo maje, bënë pjesë në grupin e 14 majave me lartësi mbi 8.000 lmd, që ndryshe janë të njohura si Kurrora e Himalajeve (  Crown of the Himalaya ) sfidë kjo që paraqet edhe projektin e Utës.

Përndryshe, Nanga Parbat, paraqet majën me vdekshmërinë më të madhe prej të gjitha majave tjera. 

Uta, përveç qëllimit personal, ngjitjen e 14 majave me lartësi mbi 8.000 lmd, ajo pa dyshim përfaqëson edhe tërë komunitetin alpin mbarë kombëtar, andaj edhe e njëjta, ka nevojë për mbështetje financiar për të përfunduar këtë projekt madhor”, ka njoftuar ederata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat