Në majën më të lartë në Rugovë, Guri i Kuq 

Alpinizem

Në majën më të lartë në Rugovë, Guri i Kuq 

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:58
Guri i Kuq 

Këtë të diele “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë në Rugovë, majën e Gurit të Kuq 2522 metra dhe liqenet e saja.

Maja shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, Lugut të Shkodrës, bjeshkëve të Deçanit dhe Bjeshkës së Bjelluhës në Mal të Zi ndërsa ne do t’i qasemi nga Liqenati.

“Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve

1. Deri te Liqenati i Kucishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të rrijnë më gjatë, të pushojnë dhe të bëjnë not. Komplet 4km (lart e poshtë)

2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te Liqeni i dytë dhe më i bukur, i Drelajve, ku do te kemi kohë për not dhe pushim. Komplet 8 km (lart e poshtë)

3. Grupi express i majës së liqenatit 2522 metra.

Këta do ta vizitojnë liqenin e madh, të voglin, Lugun e Shkodrës, majën e Liqenatit dhe Majën e Gurit të Kuq 2522m. Ecja deri në maje të Gurit të Kuq nga Liqeni i Drelajve (i vogli) zgjatë ekstra 2.5 orë një drejtim dhe është e përshtatshme vetëm për të fortit.

Nga maja do te përjetoni pamje mahnitëse 360 shkallëshe dhe do ti shihni bjeshkët e Liqenatit, të Deçanit, Junikut dhe Malit të Zi”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat