Gjatë fundjavës do të organizohet ecje tek Liqeni i Tropojës, e cila ka një panoramë mahnitëse.
“Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Kastrioti, këtë të diel me datën 23.07.2023 organizojmë ecjen e radhës për tek Liqeni i Tropojës që ndodhet në Parkun Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" në Grykën e Deçanit.
Shtegu është i gjatë rreth 17km në të dy kahjet dhe është mesatarisht i vështirë.
Gjatë ecjes mund të shohim Majën e Rupës, bjeshkët e Doberdolit në Shqipëri, Gjeravicën, Trekufinin (KS-AL-MNE)
Të keni me vete kremë kundër diellit, syze dhe kapelë, ushqim për vete dhe së paku 1.5l ujë”, njofton “Hiking in Kosova”.