Trimëresha e Kosovës, Uta Ibrahimi, nuk ka të ndalur me suksese dhe rekordet e saja.
Alpinistja e mirënjohur e Kosovës është ngjitur në majën e Broud Peak, me lartësi 8,051 metra.
Edhe një sukses i madh për vashën sypatrembur, e cila kudo që shkon e lartëson shtetin e Kosovës.
Maja e Broud Peak
“Natyra ka krijuar maja madhështore, si për lartësi e për bukuri.
Tani po qëndroj në Broad Peak.
Zemra plot.
Sytë me lot.
Oksigjen pak.
Sa gëzim”, ka shkruar Uta Ibrahimi.
Në faqen zyrtare “Utalaya” shprehin fjalë miradije dhe përgëzime për Utën, për suksesin e radhës.
“Uta e maleve na nderoj edhe me arritjen e radhës, ajo tashmë ka prekur majën e Broud Peak, me lartësi 8,051 metra, e njohur si maja e tetë më e lartë në botë, që ndryshe njihet edhe si motra e K2. Uta e vendosi atë në renditjen e dhjetë në projektin e saj 14/8000.
Ajo me vete ka shumë flamuj, dhe me zemër plotë, ajo po bart flamujt e dy shteteve shqiptare, të cilët këto ditë po valviten në pikat mbi 8000 metra.
‘A ka më mirë se me qenë shqiptar’ është shprehja që e ndiejmë më shumë se kurrë këto ditë në ndjekje të Utës së maleve, që tashmë ajo njihet edhe si Uta jona.
Uta ka nevojë për mbështetjen e të gjithë neve.
Të bashkohemi për të arritur lartësitë përmes Utës!
Edhe kontributi më i vogël ka rëndësi”, ka njoftuar në faqen e saj “Utalaya”.