Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, është gati për sfidën e madhe të ditës së nesërme.
Uta ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ngjitjen në K2, i njohur si “Mali vrasës”.
Uta është përplot energji para kësaj sfide, por mbi të gjitha i duhet mbështetje morale e financiare për këtë rrugëtim me rrezikshmëri.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/25/auto_363350208_692163646241761_3025477984523564582_n1690289760.jpg)
Uta gjatë një ngjtje
Uta synon të ngjitet në njërën prej majave më të rrezikshme në botë, me një synim të qartë, të lartësojë shtetin e Kosovës.
“Uta, pasi preku majën e Broud Peak me lartësi 8,051 metra, me pak ore pushim në mbrëmjen e nesërme, pritet të fillojë ngjitjen drejt K2.
Momentalisht ajo ndodhet në C2, në 6700 metra lartësi, dhe planifikon të ecë drejt C3 nesër”, - ka bërë të ditur faqja zyrtare “Utalaya”.
Uta është para një sprove jashtëzakonisht të vështirë, e cila është optimiste se do të ngjitet fuqishëm në majën ku e ka pikësynim tash e një kohë.
“Në mbrëmjen e nesërme, pritet të fillojë ngjitjen drejt K2, ndryshe i njohur edhe si ‘Mali vrasës", ka nënvizuar faqja zyrtare e alpinistet tonë.
Cili është mesazhi i trimëreshës tonë?
“Një nga mesazhet e Utës që ajo po dërgon me anë të Garmin është kjo lutje:: ‘Nesër është një ditë e madhe. Nesër kam nevojë për të gjitha lutjet tuaja. Me gjithë dashuri’”, thuhet në njoftimin e “Utalaya”.
Uta kudo që shkon e lartëson shtetin e Kosovës, mbështetja për të është më e nevojshme se kurrë, sidomos nga dora e shtetit.
“Uta ka nevojë për mbështetjen tonë për të përfunduar misionin e saj dhe kontributi më i vogël ka rëndësi, ju mund ta mbështesni përmes: https://share.garmin.com/UtaIbrahimi”, kërkon mbështetje “Utalaya” për alpinisten e mirënjohur.