Historike, Uta Ibrahimi ngjitet në lartësinë 8.611 metra, i njohur si “mali vrasës”

Alpinizem

Historike, Uta Ibrahimi ngjitet në lartësinë 8.611 metra, i njohur si “mali vrasës”

Nga: M.L. Më: 27 korrik 2023 Në ora: 10:39
Uta Ibrahimi

Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar suksesin e radhës duke i ngjitur 3 maja me mbi 8000 m për vetëm një sezonë.

Ajo ka mposhtur edhe K2 me lartësi 8,611 m duke e renditur “Malin Vdekjeprurës” në vendin e 11 në listën e saj të projektit.

Faqja në Facebook “Utalaya” njofton se Uta Ibrahimi vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ngrit flamujt e dy shteteve, duke shkëlqyer me akoma më shumë krenari.

Megjithatë, kjo faqe njofton se Uta po përballet edhe me sfida financiare, të cilat po ia vështirësojnë përmbushjen e projektit të saj 14/8000.

"Jemi krenarë dhe të lumtur të japim lajmin se Uta, heroina jonë e maleve, tashmë ka mposhtur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur "Malin Vdekjeprues" në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000.

Ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ngrit flamujt e dy shteteve, duke shkëlqyer me akoma më shumë krenari.

Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar.

Përkushtimi dhe vendosmëria e Uta Ibrahimi tregojnë se ajo është një udhëheqëse e vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne që kërkojmë të kalojmë kufijtë dhe të bëjmë ëndrrat tona realitet.

Uta e pa ndalshme, jo vetëm ndaj sfidave të ngjitjeve në majat më të larta në botë, por ajo po përballët edhe me sfida financiare të cilat po ia vështirësojnë rrugën për të përmbushur projektin e saj shumë të përzemërt, 14/8000.

Uta ka nevojë për mbështetjen tonë për të përfunduar misionin e saj.

Edhe kontributi më i vogël ka rëndësi, ju mund ta mbështesni përmes:

https://makeachamp.com/utaibrahimi", njofton faqja zyrtare Utalaya".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat