Uta e maleve

Alpinizem

Uta e maleve

Nga: K. G. Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:28
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka shënuar sukses historik, duke u ngjitur në K2, i njohur si “mali vrasës” me lartësi 8611 metra.

Uta pas shumë peripecive ka arritur në maje, duke treguar edhe një herë guximin dhe vendosmërinë e saj.

Ky sukses lartëson Kosovën dhe kombin shqiptar.   

“Uta e maleve është në listë me numër 16, duke bërë që flamuri kombëtar të jetë pjesë e grupit që ka ngjitur me sukses malin e vështirë 'K2.

K2 është një nga malet më të vështira për t'u ngjitur në botë.

Pas sfidave të shumta që lidhen me ngjitjen e këtij mali, përfshirë kushtet e ekstreme të motit, mungesën e oksigjenit nën nivelin normal, shkëmbinjtë tërheqës dhe rreziqet e tjera të natyrshme, ajo ja doli 

Këto lloj arritjesh shpesh shërbejnë si inspirim për njerëzit tjerë, duke treguar se me përpjekje të madhe, vullnet dhe aftësi, mund të arrijnë madje edhe sfidat më të vështira.

Uta, të presim krenar e krah hapur”, njofton faqja zyrtare “Utalaya”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat