Gruaja senzacionale, ngjitet në 14 majat më të larta, mbi 8000 metra për 92 ditë

Alpinizem

Gruaja senzacionale, ngjitet në 14 majat më të larta, mbi 8000 metra për 92 ditë

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:34
Kristin Harila

Gruaja që po e çudit botën padyshim është Kristin Harila. 

Harila ka bë senzacion, ngjitet në 14 majat më të larta, mbi 8000 metra për 92 ditë.   

Historia është bërë! Urime Kristin Harila.

E përgëzojmë Kristin Harilan e Norvegjisë dhe Tenjen Lama të Nepalit për ngjitjen në 14 maja me tetë mijë metra për vetëm 92 ditë (3 muaj e 12 orë)”, shkruan faqja zyrtare “Trekking in Nepal”.

Mediumi britanik “Guardian” shkruan për gruan që u fut në historinë e alpinizmit: “Gruaja norvegjeze ka përfunduar ngjitjen më të shpejtë nga të gjitha 14 malet më të larta të botës, duke përfunduar raundin për tre muaj e një ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm tre muaj e pesë ditë nga Nirmal "Nims" Purja”.

"Kristin Harila, ish-skiatore profesioniste, përfundoi ngjitjen në majën K2 në Pakistan, mali i dytë më i lartë në botë, pasi u nis për t’u ngjitur në të gjitha 14 majat me lartësi mbi 8,000 metra në më pak se katër muaj”, shkruan mes të tjera “Guardian”.

Sponsorët e saj, kompania e jashtme Osprey, dha lajmin për suksesin e saj: “Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Kristin ka vendosur një pikë referimi të ri në historinë e alpinizmit dhe ka siguruar statusin e saj si një pioniere e jashtëzakonshme në këtë fushë.

Arritja e saj shërben si frymëzim për aventurierët dhe alpinistët anembanë globit, duke dëshmuar se me përkushtim dhe qëndrueshmëri mund të arrihen lartësi të jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat