Uta Ibrahimi publikon momentin emocionues nga ngjitja në “malin vrasës”

Alpinizem

Uta Ibrahimi publikon momentin emocionues nga ngjitja në “malin vrasës”

Nga: M.L. Më: 31 korrik 2023 Në ora: 16:40
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, ditë më parë bëri histori, duke u ngjitur në majën K2 me lartësi 8611 metra, i njohur si “mali vrasës”.

Alpinistja ka publikuar sot një video nga momenti kur është ngjitur në “malin vrasës”.

Ajo nën emocione ka treguar se këtë ngjitje ia ka dedikuar dashurisë për Kosovën dhe Shqipërinë

“Jam e lumtun që sado pak, po e naltësoj vendin tem Kosovën, edhe po e vendos flamujt e mi të dashtun nëpër çatitë e botës! Për flamurin e kombit 🇦🇱më rreh zemra fort, e dashnia për Kosovën nuk matet 🇽🇰 “, shkruan mes tjerash Uta.

Postimi i plotë:

27 Korrik e ngjita Majën K2 8611m, e dyta më e nalta, e para për vështirësi ⛰️

Kam provu me i ba disa video, edhe me u shpreh ma shumë … por si kurr asnjier tjetër, lotët e gëzimit edhe emocionet nuk më lejshin.. mi nalshin fjalët në fyt 🥹

Ende pe kam shumë të vështirë me mendu për këtë ngjitje edhe mos me me dal lotët.

Nji JETË punë për me ardh deri këtu💪

Jam shumë shumë e lumtun që kjo ngjitje i paska krenu plot njerëz, sikurse qysh më ka gzu zemrën edhe mu ❤️

Jam e lumtun që sado pak, po e naltësoj vendin tem Kosovën, edhe po e vendos flamujt e mi të dashtun nëpër çatitë e botës!

Për flamurin e kombit 🇦🇱më rreh zemra fort, e dashnia për Kosovën nuk matet 🇽🇰

Urime ngjitja në K2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat