Pas suksesit historik, alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, nesër kthehet në Kosovë.
Uta është ngjitur në majën më të rrezikshme, me lartësi 8611 metra, i njohur si “mali vrasës”.
Ky sukses i saj historik ka mahnitur jo vetëm botën e alpinizmit.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, ka bërë të ditur se nesër trimëresha jonë do të kthehet në vendlindje pas suksesit të madh, që ka lartësuar shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar.
“Alpinistja jonë Flutra Ibrahimi, e njohur nga të gjithë si Uta, të shtunën, me 5 gusht, kthehet në Kosovë.
Uta, është gruaja e vetme në Ballkan e cila ka ngjitur 11 majet mbi 8000 lmb, duke ju afruar përmbylljes së projektit të saj 14x8000.
Po ashtu, është gruaja e vetme në Ballkan që ka ngjitur majën më të rrezikshme në këtë grup dhe në botë, majën K2 8.611 lmd.
Federata e Bjershkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, me konsideratë të veçantë, ju fton t'i bashkoheni mirëseardhjes, së Utës, në aeroportin Adem Jashari në ora 19.30.
Prania juaj do të vlerësojë dhe respektojë shumë të arriturat e Utës në veçanti, dhe sportin mbarë shqiptarë në përgjithësi”, - njofton Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.