Ministri Çeku: Uta erdhi në shtëpi me tri eksperienca mahnitëse 

Alpinizem

Ministri Çeku: Uta erdhi në shtëpi me tri eksperienca mahnitëse 

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:02
Hajrulla Çeku ka pritur Uta Ibrahimin

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, e ka pritur trimëreshën e Kosovës, Uta Ibrahimi, alpinisten e mirënjohur,

Uta ka shkaktuar senzacion para pak ditëve, duke u ngjitur në K2 me lartësi 8611 metra, që njihet si “mali vrasës”.

“Uta erdhi në shtëpi me tri eksperienca mahnitëse të ngjitjeve në male.

Image

Pamje nga konferenca

Arriti të jetë alpinistja e parë në Ballkan që brenda një sezone realizoi tri ngjitje.

Në këtë sezonë ngjiti me sukses majat më të rrezikshme deri më tani, nga gjithsej 11 maja sa ka realizuar nga projekti i saj 14 majat më të larta në botë në vargmalin e Himalajave.

Shumë të gëzuar për arritjen e saj. Suksese në ngjitjet e radhës”, ka shkruar Çeku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat